Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet dhe gjobitet mijëra euro 28-vjeçari shqiptar (SHUMA) 

18 Janar 2021, 18:29 Nga DOSJA
Mallra kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet dhe

ITALI- Policia italiane, ditën e sotme ka ndaluar një autobus me targa shqiptare, pasi në bagazh iu gjetën një sasi mallrash kontrabandë. Mediat italiane, bëjnë me dije se operacioni u zhvillua nga policia e Riminit në autostradën kryesore në kilometrin e 204.

Mësohet se autobuzi drejtohet nga një 28-vjeçar shqiptar me dokumente të rregullta, por mediat e huaja shkruajnë se dhe mallrat zotëroheshin nga ai. Ndërkohë, patrulla lejoi që udhëtimi të shkonte deri në destinacionin final, Torino ku do të bëhej edhe shkarkimi i mallrave.

Ndërkohë, shqiptari tentoi që të kthehej mbrapsht me destinacion Shqipërinë, por që nuk e ka lejuar policia italiane.

Meidat bëjnë me dije po ashtu se për shkak se transporti ishte i  paautorizuar, shoferi është gjobitur me 4,633 euro dhe si dhe për tre muaj do të ndalohet që të drejtojë autobusin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet 28 vjecari shqiptar gjobitet 28 vjecari shqiptar

Sondazh

Poll