Aktualitet

‘Fluturoi’ me 150 km/orë në mes të Tiranës dhe për pak vrau 2 persona, Stiverjan Dashi ‘shlyen’ aksidentin

18 Janar 2021, 16:53 Nga DOSJA
‘Fluturoi’ me 150 km/orë në mes të Tiranës dhe

TIRANË– Stiverjan Dashi, i riu që shkaktori aksidentin e frikshëm para Ambasadës Italiane, ku automjeti i tj me shpejtësi 150 km në orë përplasi një automjet tjetër që po lëvizte sipas rregullave të qarkullimit rrugor, ka shpëtuar vetëm me një gjobë.

Në lidhje me aksidentin në, policia  nuk bëri asnjë njoftim zyrtar, pavarësisht se ishte i rëndë, ndërsa i riu Stiverjan Dashi, ka marrë vetëm një dënim administrativ për aksidentin.

Dashi rezulton se është shkelës i rregullt i qarkullimit rrugor dhe shpesh herë ka “shpëtuar” vetëm me gjoba. Makina e llojit ‘BMË’ me targa “AA009YV”, me të cilën udhëtonte i riu pasditen e 14 janarit në momentin që shkaktoi aksidentin, kishte disa gjoba rresht të papaguara.

Faqja ‘Lolita’ në Facebook, publikoi dje një foto me gjobat që kishte mjeti, ku dy prej tyre ishin me dalje në komision, për shkelje të ndryshme si kalim me semafor të kuq dhe tejkalim shpejtësie, ndërsa i është shtuar edhe një tjetër gjobë prej aksidentit të 14 janarit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti te ambasada italiane stiverjan dashi aksidenti te ambasada italiane stiverjan dashi

Sondazh

Poll