Politike

“Presidenti është në kërkim të një komardareje”/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Shyqyr që nuk isha këtu… Kry

18 Janar 2021, 15:28 Nga DOSJA
“Presidenti është në kërkim të një

VLORË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur nga Vlora, Kryeministrit Ram, i cili pak orë më parë tha se kreu i shtetit është në hall dhe sipas tij ai është në kërkim të një komerdareje.

Gjatë një konference për gazetarët, Presidenti ka thënë me ironi se mirë që nuk ishte në Vlorë kur ndodhën përmbytjet se sipas tij as komerdareja nuk do e kishte shpëtuar.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe se as komerdarja s’më shpëton mua dhe shyqyr që keni shpëtuar të gjithë. Sa i përket kryeministrit, dihej që do vinte kur të dilte dielli.”- the Meta.


Rama lëshoi këto tumbime për Metën pasi ky i fundit hodhi akuza se qeveria nuk po i përgjigjej sic duhet situatës së përmbytjes dhe kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo propagandë, në mënyrë që të merren masa për familjet dhe banorët e izoluar.

 “Presidenti është në hall, Meta është në kërkim të një ‘komerdareje’. Kudo ku sheh ujë, shkon për të gjetur ‘komerdaren’, nuk e ndihmoj dot, punë e tij”.- tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll