Politike

Marrëveshja me Pfizer/ Meta nga Vlora: Unë jam për transparencë totale, duhet të dish datën e skadimit dhe kur pi një Coc

18 Janar 2021, 15:20 Nga DOSJA
Marrëveshja me Pfizer/ Meta nga Vlora: Unë jam për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një takimi që ka zhvillaur me qytetarët, ka komentuar marrëveshjen që vendi ynë ka bërë me vaksinën, Pfizer në për të marrë vaksinat kundër Covid-19.

Vetëm pak para se kjo marrëveshje të shkojë në parlament për t’u miratuar, kreu i shtetit ka thënë se duhet të ketë transparencë pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që publiku të krijojë besim.


Sipas kreut të shtetit, edhe kur pi një pije si Coca-Cola, duhet ta dish kur është prodhuar apo kur skadon.

“Unë jam për transparencë totale se dhe kur pi një Coca-Cola duhet ta kesh kohën kur është prodhuar e kohën kur skadon. Kjo ndihmon për forcimin e besimit se dhe kjo luftë me pandeminë është çështje besimi. Gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim përmes transparencës maksimale”, tha kreu i shtetit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll