Aktualitet

Policia shqiptare konfirmon zhdukjen e Davide Pecorelli-it në Shqipëri, partnerja denoncoi rastin, pistat e hetimit

18 Janar 2021, 09:36 Nga DOSJA
Policia shqiptare konfirmon zhdukjen e Davide Pecorelli-it në

SHKODËR– Zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorellit në Shqipëri ka vënë në alarm mediat italiane dhe ato shqiptare. Tashmë policia shqiptare e konfirmon zhdukjen në Shqipëri të Davide Pecorelli, ish gjyqtarit të sektorit Arezzo njëkohësisht dhe biznesmen.

Me çështjen e tij po merren strukturat përkatëse të Drejtorisë së Policisë Shkodër, ndërsa fillimisht lajmi i zhdukjes u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij që jeton në Itali. Kjo e fundit ka treguar se së bashku kanë komunikuar në Whatsapp më 8 janar.

Ngjarja po trajtohet në bazë të dyshimeve se ka të bëjë me rrethana kriminale, për shkak të konflikteve për çështje biznesi që Pecorreli ka pasur në Itali.

Hetuesit kanë marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ndërsa informacionet e dhëna prej saj po studiohen me kujdes për gjetjen e gjurmëve të autor/it/ëve të ngjarjes.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 18 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë nisjen e Kuvendit për vitin 2021, Faxweb dhe a...