Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari nga Kosova

18 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet

DURRËS–Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.

I arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç banues në Kosovë, të cili gjatë kontrollit nga autoritete kufitare të Portit të Durrësit, konstatuan se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas forcave blu 39 vjeçari Kosovar do kalonte pikën kufitare nga Porti i Durrësit me automjetin e tij, ndërsa pas arrestimit provat materiale u dërguan pranë Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 39 vjecari ne durres kapet 39 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 18 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë nisjen e Kuvendit për vitin 2021, Faxweb dhe a...

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:09

PUKË– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi ...