Aktualitet

“Hiq dore sa nuk është vonë”/ Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe shkon në Polici, mister dërgues

18 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
“Hiq dore sa nuk është vonë”/ Kërcënohet

TIRANË– Kërcënohet me jetë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Avokati i njohur ka marrë një mesazh në telefonin e tij, ku edhe i kërkohej që të hiqte dorë nga mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, gjobvënie e grup kriminal.

Me të marrë mesazhin: Avokat bën mirë të shohësh familjen tendë sepse vlen më tepër sesa hallet dhe kusuret e Shullazit. Ndoshta në jetën tuaj keni marrë shumë si këto SMS, por bën mirë ta vlerësosh në maksimum këtë mesazh. Shih familjen sa nuk është vonë, avokati ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të bërë kallëzimin dhe për të nisur procedurat e hetimit të kërcënimit.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e 2018-ës me 55 vite burg për disa vepra penale. Por Vladimir Meçe ka që prej prillit të 2016, që ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit,. Për shkak të shtyrjeve të shumta që kanë pasur proceset ndaj tij, janë cilësuar si “telenovela”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiliano shullazi kercenohet vladimir meçe vladimir meçe emiliano shullazi kercenohet vladimir meçe vladimir meçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 18 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë nisjen e Kuvendit për vitin 2021, Faxweb dhe a...

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:09

PUKË– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi ...