Aktualitet

‘Kë kishte shkelur në “kallo?”/ Zhdukja e biznesmenit italian, sqarimi në Polici i partneres shqiptare, dikë takoi pë

18 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
‘Kë kishte shkelur në “kallo?”/ Zhdukja e

ITALIA– Zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri ka bërë bujë në mediat italiane. Sot “La Nazione” i ka dedikuar një artikull zhdukjes së tij të mistershme duke analizuar gjithçka që ka ndodhur një javë më parë në vendin tonë. Mësohet se Pecorelli kishte ardhur në Shqipëri për të bërë biznes por kishte humbur kontaktin me partneren e tij shqiptare me 6 janar, ndërsa kolegëve italianë u kishte premtuar që do të kthehej në vendlindje një ditë më pas. Partnerja e tij ka rrëfyer se 45-vjeçari do të shiste disa pajisje në vendin tonë por mesa kishte ajo dijeni, Pecorelli nuk kishte armiq.

ARTIKULLI I PLOTË:

Detaje të reja dhe shqetësuese janë bërë me dije në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit Davide Pecorelli, ish-gjyqtar i sektorit Arezzo. Nuk ka pasur asnjë lajm për 45-vjeçarin që nga 6 janari, ndërsa midis 7-8 janarit në zonën e Pukës u gjet makina e tij që kishte marrë me qera në Tiranë. Burimet e policisë lokale thonë se, për rastin e “turistit të huaj”, hetimet po vazhdojnë pa përjashtuar asgjë. “Nuk e di nëse Davide ka shkelur në ‘kallon’ e ndonjërit,”-mësohet se është shprehur partnerja e tij shqiptare. Por çfarë kishte shkuar të bënte Pecorelli në Shqipëri? Kohët e fundit ai kishte shkuar disa herë atje për t’u kujdesur për disa biznese, që kishin të bënin me qendrat e bukurisë. Po ashtu po negocionte shitjen e disa makinerive lazerash tek disa klientë potencialë. Duke marrë parasysh edhe pasojat që i kishte shkaktuar pandemia, biznesni nuk po i shkonte dhe aq mirë. Me pak fjalë, një situatë e komplikuar për tu zgjidhur, por ai gjithmonë e kishte zakon të shikonte përpara dhe të provonte aventura të reja sipërmarrëse. Po pse po shkonte Davide në Pukë? Brenda automjetit, hetuesit do të kishin gjetur objekte që i përkisnin Pecorelli, të tilla si një orë me vlerë të veçantë. Gjithashtu partnerja e tij nuk ka lajmë më nga ai që më 6 janar. Pasditen e asaj dite gjithashtu ka hyrë për herë të fundit në “WhatsApp”.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 18 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë nisjen e Kuvendit për vitin 2021, Faxweb dhe a...

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:09

PUKË– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi ...