Bota

Arrestimi i opozitarit rus Navalny/ SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për lirimin e tij

18 Janar 2021, 07:13 Nga DOSJA
Arrestimi i opozitarit rus Navalny/ SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje

 RUSI-Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny nga paraburgimi në Rusi. Si fillim Sekretari i Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo, iu bëri thirrje për lirim e menjëhershëm të tij.

“Liderët politikë të sigurt nuk kanë frikë nga zërat konkurrues, as nuk kryejnë dhunë ndaj ose ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,”-ka thënë Pompeo.

Ndërsa, Këshilltari i ardhshëm i  sigurimit kombëtar të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, ka thënë se arrestimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre,” tha Jake Sullivan.

Po ashtu reagimi i Bashkimit Evropian ishte jo më pak i ashpër, ku Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dërgar kërkesa për lirimin e Navalny.

Gjithashtu, reagim ka pasur dhe nga qeveria e Britanisë së Madhe, e cila ka thënë se është  e shqetësuar nga arrestimi i Navalnyt.

“Në vend që të përndjekin viktimën e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse,”-thuhet në deklaratën e tyre.

Alexei Navalny, 44 vjeç, lideri i opozitës ruse u arrestua nga policia ditën e djeshme menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues.

Më herët Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ai rrezikon të burgoset me 3 vite dhe 6 muaj burg. Ndërkohë, që për arrestimin e tij ende nuk është dhënë një arsye, ai është arrestuar nga autoritet sapo ka zbritur në Moskë, pa ndonjë shpjegim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny arrestimi i alexei navalny alexei navalny arrestimi i alexei navalny

Sondazh

Poll