Aktualitet

HARTA LIVE: Temperaturat sot ‘prekin’ -14°C! Kruja zgjohet e mbuluar nga dëbora, vështirësohet qarkullimi në Korçë, A

18 Janar 2021, 07:15 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Temperaturat sot ‘prekin’ -14°C! Kruja zgjohet e

TIRANË– Reshjet e shiut nuk do të jenë të pranishme në qytetet e Shqipërisë mirëpo temperaturat e ulëta do të jenë prezente. Kjo ka sjellë dhe trashësi të dëborës në disa zona. Kruja është zgjuar e tillë: e mbuluar me të bardha, dhe me ngrica. Ndërsa në Korçë bëhet e ditur se të gjitha akset nacionale nuk paraqesin asnjë problem për drejtuesit e mjeteve mirëpo në zonat malore situata është më e ndërlikuar pasi në rrugët e thella malore duhet të kalohet me goma dimri dhe zinxhirë.Bashkia e Korçës është ende duke punuar në rrugën Shtyllë-Panarit, aty ku prej më shumë se 3 ditësh banorët ndodhen të izoluar.

Autoriteti Rrugor Shqiptare në informacionin e përditshëm shkruan se momentalisht qarkullimi kryhet pa probleme në disa akse rrugore. Ndërkohë njoftohet se gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë. Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët. Në ditët e fundit të javës nuk do të mungojë shiu, bora në zonat malore dhe era e fortë.

Por temperaturat do të kapin “rekorde”… Zonat bregdetare nuk do t’i njohin akoma temperaturat me minus, pasi do të variojnë nga: 0 / 6 °C; më pas në vendet e ulëta varion nga: -3 / 5 °C; ndërsa në vendet malore: -14 / -3 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

HARTA LIVE:

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2021, 07:09

PUKË– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi ...