Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, 42-vjeçari humb jetën nga asfiksia. Zjarrëfikësja nuk mbërriti në kohë në v

18 Janar 2021, 06:51 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, 42-vjeçari humb

POGRADEC–Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Nardi Xhukellai, 42-vjeçari nga Pogradeci ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që ka rënë në banesën e tij, në fshatin Vërdovë. Mësohet se viktima jetonte i vetëm në katin e dytë të banesës. Familja që ndodhej në katin e pari mundi që ti shpëtonte flakëve të zjarrit mirëpo 42-vjeçari jo.

Banorët kanë treguar se burri vuante nga sëmundje të shëndetit mendor e se kishte kohë që jetonte në atë banesë të rrënuar.Ndërkohë një tjetër banor i fshatit ka bërë të ditur se rruga e keqe e papastruar nga dëbora është shkaktari që zjarrëfikësja nuk erdhi në kohë në banesën e viktimës. Ai ka treguar se zjarrëfikësja ka pësuar një aksident duke rënë në kanal para se të mbërrinte në banesën ku ra zjarri.

Këtë e ka pohuar dhe vëllai i viktimës i cili ka treguar se punonjësit e zjarrëfikëses kanë ardhur në këmbë për të shuar zjarrin pasi makina e kishte të vështirë të kalonte për shkak të ngricave. Më tej Nikolin Xhukellari ka rrëfyer se ka qënë ora 4 e mëngjesit kur e kanë lajmëruar se kati i dytë ishte përfshirë nga flakët. Më keqardhje ai bën të ditur se nuk mundi të bënte dot asgjë për të shpëtuar vëllain e tij nga flakët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nardi xhukellari vdes 42 vjecari ne pogradec nardi xhukellari vdes 42 vjecari ne pogradec

Sondazh

Poll