Aktualitet

Parakalime e gara me shpejtësi ‘skëterrë’, ku është Policia që s’monitoron ‘të pandalshmit’, rasti i Stiven Das

17 Janar 2021, 15:03 Nga DOSJA
Parakalime e gara me shpejtësi ‘skëterrë’, ku

TIRANË– Në vetëm tre ditë, përveç përplasjeve të përditshme, shumë prej të cilave nuk bëhen as publike pasi zgjidhen nga vetë drejtuesit e mjeteve, qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, kanë parë tre aksidente të tmerrshme.

Rasti i parë ishte ai pranë Ambasadës italiane, ku pasioni dhe dëshira për shpejtësinë e ‘çmendur’ e çoi të riun Stiven Dashi, i cili po drejtonte një ‘BMW’ të merrte para një mjet të llojit ‘Skoda’, që po udhëtonte brenda normave. Pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e 14 janarit, u publikuan në të gjitha mediat, por nga ana e Policisë së Shtetit nuk pati asnjë njoftim zyrtar. Dosja.al mësoi se ky aksident la vetëm një të lënduar e dëme materiale fatmirësisht, por i riu Dashi, a u ndëshkua?

Çfarë procedurash u ndoqën me shkaktarin e kësaj përplasjeje që mund të kishte lënë pas viktima?

Pa kaluar 24 orë, mëngjesin e 15 janarit një qytetar që priste tek vizat e bardha për të kaluar në anë tjetër rrugës u përplas pa mëshirë nga një makinë. Ishin dy mjete që në ‘garë’ me njëra-tjetrën se cila do të parakalonte, u përplasën, por pasojat i vuajti kalimtari. Përplasja mes dy makinave, bëri që njëra prej tyre të anohej buzë rrugës dhe të hidhte në tokë qytetarin. Personi me inicialet F.A., u dërgua në spital, por si pasojë e goditjes së marrë, humbi këmbët.

Edhe ky rast u kalua me heshtje nga ana e autoriteteve! Në njoftimin paraprak u bë me dije se të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat, ndërsa më vonë, nuk u bë me dije nëse ndonjë prej tyre ka marrë përsipër përgjegjësitë për pasojat e rënda të një parakalimi. A ka pasur bllokim mjeti? Heqje të lejes së drejtimit?

Ndërsa sot, dy ditë pas kësaj ngjarjeje, një vajza vetëm 10 vjeçe humbi jetën teksa shkonte në një market pranë lagjes ku banonte. E mitura që jetonte në rrugën “Njazi Meka” me babain dhe motrat doli në orën 12:30, për të shkuar në market mirëpo u përplas për vdekje nga mjeti me drejtues Alban Gurin. Përplasja rezultoi fatale pasi e mitura nuk mundi t’ja dilte mbanë dhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Në ato momente drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja mirëpo u kap pak minuta më pas nga efektivët të cilët e shoqëruan në komisariat.

Drejtuesi i mjetit ka rrëfyer në polici se nuk mundi kurrsesi ta shmangte aksidentin pasi e vogla i kishte dalë para. Por me çfarë shpejtësie udhëtonte ky drejtues makine në një rrugë dytësore të kryeqytetit?

Në qendrat e banuara, sipas Kodit Rrugor një drejtues mjeti që kalon në rrugë dytësore, maksimumi mund të ecë me 40 km/orë, por duke parë prani kalimtarësh, mund ta ulë atë.

Dhe me një shpejtësi të tillë, nëse drejtuesi i mjetit në fjalë apo i çdo lloj mjeti tjetër që bëhet shkak për të tilla ngjarje, mund të kishte kursyer një jetë, fëmije në këtë rast!

Procedurat për Alban Gurin nuk dihet si do të vijojnë, por ajo që ka vërtet rëndësi është monitorimi i mjeteve që ecin në rrugët e kryeqytetit me të njëjtën shpejtësi që praktikojnë në autostrada, në mënyrë që sheshi ‘Nënë Tereza’ të mos kthehet në një shesh për ‘drift’ për të rinjtë e apasionuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës dhe që qytetarë të pafajshëm të mos bëhen pjesë e kronikës së zezë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek 5 maji aksidenti tek ambasada italiane stiven dashi vdes 10-vjecarja ne tirane aksident tek 5 maji aksidenti tek ambasada italiane stiven dashi vdes 10-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll