Aktualitet

Pezullohet qarkullimi në rrugën nacionale të Gjegjanit, Bashkia Pukë: Ka rënie masive gurësh

17 Janar 2021, 13:12 Nga DOSJA
Pezullohet qarkullimi në rrugën nacionale të Gjegjanit, Bashkia

PUKË– Qarkullimi në rrugën nacionale të kryqëzimit në Gjegjan do jetë përkohësisht i pezulluar për shkak të rënies së gurëve.

Njoftimin e ka dhënë Bashkia e Pukës, e cila ka marrë vendimin për të ndërhyrë në rrugën e Gjegjanit, edhe pse siç thuhet në deklaratë, nuk është detyrim i tyre.

Njoftimi i Bashkisë Pukë:

Për pezullimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugen e Gjegjanit

Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur.

Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.

Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke bllokohet rruga e gjegjanit bashkia puke bllokohet rruga e gjegjanit

Sondazh

Poll