E gjitha ‘top-secret’! Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes! Mos nxirrni deta
16 Janar 2021, 18:34Nga DOSJA
TIRANË– Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë “Pfizer”, e cila ka sjellë në vendin tonë dozat e para të vaksinës anti-COVID.
Siç bën me dije gazetari Adriatik Doçi, me kërkesë të kompanisë do të mbahen të fshehta të gjitha elementet e kontratës që kanë të bëjnë lidhur me çmimin, afatet e dorëzimet dhe mënyrën e transportit. Po si do të miratohet marrëveshja në Kuvend?!
Mësohet se marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare përkatëse, përfshirë edhe Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Por të gjitha këto mbledhje do të zhvillohen në fshehtësi dhe jo online, njësoj si të tjerat. Përveç se procesverbali nuk do të bëhet publik, deputetët nuk do të marrin kopje të vaksinës dhe nuk do t’u jepet mundësia që ta fotografojnë. Pasi marrëveshja të kalojë në Kuvend, ashtu siç e paralajmëroi disa ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama, ajo do të dërgohet në duart e presidentit Ilir Meta. Edhe ky i fundit do të ketë detyrimin që të mbajë gjithçka sekret, duke mos publikuar asnjë detaje. Madje marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.
Nga ana e tij edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve të ruajnë fshehtësinë e marrëveshjes, duke shtuar se në seancë do të japin mendimin dhe votën e tyre.
“Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje, do të bëjnë diskutimin përkatës online, pasi ta njohin marrëveshjen dhe, sigurisht, në seancë plenare do të japin edhe mendimin e tyre, edhe votën e tyre,”- ka pohuar Ruçi.
Dozat e para të vaksinës së “Pfizer” nisën të injektoheshin më 11 janar. Dosja.al zbuloi se Shqipëria i kishte marrë dorazi nga Gjermani, por kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur për të mos e zbuluar vendin nga vjen vaksina. Kjo sipas tij është kërkesë e vendit donator, pjesë të Bashkimit Europian.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, fushata duket se ka nisur në qytetin bregdetar të Vlorë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër Bashkimit Evropian dhe Francës, që sipas tij nuk e ndihmuan Shqipëri...
Politike16 Janar 2021, 17:35
TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me fushatën elektorale dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj notës së protestës së ambasadës franceze në Shqipëri, e cila lëshoi një mesazh kundër kryemini...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me notën e protestës nga ana e ambasadës franceze lidhur me kritikat që kryeministri...