Aktualitet

Moti i keq sjell probleme në Zall-Dhardhë/ Banorët prej ditësh pa ujë të pijshëm dhe të izoluar nga bora

16 Janar 2021, 20:13 Nga DOSJA
Moti i keq sjell probleme në Zall-Dhardhë/ Banorët prej

DIBËR-Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka sjell problem në disa zona. Banorët e Njësisë Admistarative Zall-Dardhë në Bashkinë Dibër, ditësh janë pa ujë të pijshëm.

Rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon, pas uljes së temperaturave, duke bërë që banorët të mos kenë ujë në çezmat e tyre.  Lajmi është konfirmuar dhe nga banori i fshatit Laskizë, Besim Hoxha, i cili ka thënë se ka njoftuar të gjitha autoritet vendore dhe ato qëndrore, po deri më tani asnjë masë nuk është marrë.

Bëhet e ditur se situata është problematike edhe në rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative, pasi shumica e rrugëve është mbuluar nga bora që arrin 20 cm dhe akulli.  Banorët apelojnë për ndihmë pasi po shkojnë drejt izolimit të plotë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne zall-dardhe moti i keq ne shqiperi moti i keq ne zall-dardhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2021, 20:09

TIRANË– Respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra në vend për të evituar përhapjen e koronavirusit është parësore që vendi të mund të kalojë sa më sh...