Aktualitet

Acari mbërthen Shqipërinë! Bora dhe ngricat pushtojnë vendin, temperaturat zbresin -13°C. ARSH këshillon: Ulni shpejtësin

17 Janar 2021, 06:23 Nga DOSJA
Acari mbërthen Shqipërinë! Bora dhe ngricat pushtojnë

TIRANË– Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga një mot i acartë. Në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celsius. Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale në këtë qark nuk paraqet probleme, ndërsa akset janë të hapura dhe të kriposura. Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin për ditën e nesërme, ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore.

ARSH ka ana tjetër ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se kontraktorët kanë bërë të mundur shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat, ndërkohë që qarkullimi ka vijuar normalisht në të gjitha akset. Ata i këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gjithashtu ka dhënë disa këshilla për drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes në rrugë për shkak të motit të acartë.

Dita e sotme do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi parashikimi i motit 17 dhjetor 2021 moti ne shqiperi parashikimi i motit 17 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 05:58

Titujt kryesorë të portaleve, 17 dhjetor 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi miratimin e vaksinës anti covid që do të...

Aktualitet 16 Janar 2021, 20:09

TIRANË– Respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra në vend për të evituar përhapjen e koronavirusit është parësore që vendi të mund të kalojë sa më sh...