Aktualitet

16 Janar 2021, 20:09 Nga DOSJA

TIRANË– Respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra në vend për të evituar përhapjen e koronavirusit është parësore që vendi të mund të kalojë sa më shpejt këtë pandemi. Por siç është raportuar dhe më parë jo të gjithë dhe jo në çdo vend këto masa respektohen.

Një video e disa të rinjve duke kërcyer në një ambient lokali me muzikë i ka tërhqur vëmendjen edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka postuar videon në llogarinë e tij në Facebook, ku thekson se cënimi i rregullave të caktuara pë ruajtjen e shëndetit është moralisht dhe ligjërisht i papranueshëm,

POSTIMI I PLOTË:

“Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat shtrenguese anti-covid masat shtrenguese anti-covid

Sondazh

Poll