Aktualitet

Sherri në çift që alarmoi Policinë! Zbardhet ZANAFILLA e ‘pengmarrjes’ në Kamëz, efektivët i gjetën bashkë në një

16 Janar 2021, 20:04 Nga DOSJA
Sherri në çift që alarmoi Policinë! Zbardhet ZANAFILLA e

TIRANË– Dje u dha alarmi për pengmarrjen e një vajzë në Tiranë. Telefonata e një qytetari ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, e cila pasi ngriti pika kontrolli dhe verifikoi kamerat e sigurisë në zonën ku supozohet se kishte ndodhur pengmarrja doli në përfundimin se ishte alarm i rremë. Por ku ka zë nuk është pa gjë.

Burime për Top Channel kanë bërë me dije, se gjithë çfarë kishte ndodhur ishte një zënkë e një çifti të rinjsh nga Kamza.

Në sherr e sipër me njëri-tjetrin, djali e mori forcërisht vajzën dhe e futi në makinë, për t’u larguar menjëherë në drejtim të një lokali.

Policia arriti që t’i lokalizonte dhe pas këqyrjes së celularëve të tyre, rezultoi se ata ishin në një lidhje prej 4 vitesh, dhe se sherri mes tyre kishte nisur në një moment gjaknxehtësie dhe keqkuptimi.

Në përpjekje për t’u pajtuar, i riu kishte marrë vajzën me forcë në mjet dhe më pas kishin zgjedhur që të ‘relaksoheshin’ diku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll