Bota

Nisin sot kufizimet e reja në Itali, rajonet ndahen në 3 zona sipas rrezikut

17 Janar 2021, 07:45 Nga DOSJA
Nisin sot kufizimet e reja në Itali, rajonet ndahen në 3 zona sipas

ITALI– Ditën e sotme nis zbatimi i kufizimeve të reja anti-Covid në Itali. Masat u dhanë dje nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili njoftoi ndarjen e vendit në tre rajone sipas rrezikut.

Veriu i Italisë, Lombardia u fut sot në zonën e kuqe. Masat do të jenë efektive nga sot deri më 31 janar.

Rajonet e tjera në zonën “e kuqe” janë; Lombardia, Siçilia dhe Bolzano, ndërkohë që 9 të tjera në atë “portokalli”: Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle d’Aosta. Zonat e tjera të Italisë përfshihen në zonën ‘e verdhë’.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka regjistruar mbi 2 milion raste me covid-19 dhe 81,800 viktima.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali masa te reja ne itali itali masa te reja ne itali

Sondazh

Poll