Bota

Lista e Vetëvendosjes, publikohen kandidatët nga iniciativa e Vjosa Osmanit

16 Janar 2021, 21:35 Nga DOSJA
Lista e Vetëvendosjes, publikohen kandidatët nga iniciativa e Vjosa

KOSOVË-Vjosa Osmani është numri dy në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga iniciativa e Osmanit do të garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë, edhe pse ky numër mund të jetë më i lartë.

Sipas KosovaPress, përveç Osmanit, në listën e LVV nga iniciativa e presidentes në detyrë është edhe Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica, Jeta Statovci, Gresa Bytyçi, Blerim Gashani dhe Rrustem Leti.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll