Bota

“Është e drejta ime të vij”/ Kritiku i Kremlinit arrestohet sapo shkel në Rusi, bashkë me të dhe disa të tjerë, mome

17 Janar 2021, 07:30 Nga DOSJA
“Është e drejta ime të vij”/ Kritiku i Kremlinit

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është arrestuar nga policia ruse në minutat e para që ka shkelur në Rusi. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, e cila shkruan se ai u mor nga oficerët e policisë në kufi pa shpjegime. Zëdhënësi i tij, Kira Yarmysh tha se me të nuk u lejua që të shkonte as avokati i tij.

Shumë mbështetës të tij janë arrestuar diten e sotme nga forcat e policisë, teksa po prisnin që avioni i tij të ulej në Moskë. Ndër të arrestuarit janë edhe ndihmësi i tij Lyubov Sobol, menaxheri Ruslan Shaveddinov dhe gazetari Vlad Dokshin. Ndërkohë që para se të ulej Navalny tha për gazetarët se nuk kishte frikë që të kthehej në Rusi pasi ishte vendi i tij dhe se ai ishte i pafajshëm.

Në lidhje me arrestimin e Navalny ka reaguar edhe Shefi i Sigurisë së Presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Jake Sullivan u shpreh se kjo është një padrejtësi dhe se ky veprim nuk cënon vetëm atë por të gjithë të drejtat e popullit rus.

Kreu i opozitës ruse  u helmua ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. I akuzuari kryesor për helmimin e tij ishte Vladimir Putin, megjithëse ky i fundit ka mohuar akuzat.

(I.A/kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny aleksei navalny kthehet ne rusi aleksei navalny aleksei navalny kthehet ne rusi

Sondazh

Poll