Bota

I mori miliona përdorues WhatsApp, Signal pëson vështirësi teknike, kompania nis punimet për rimëkëmbjen e tij

17 Janar 2021, 07:13 Nga DOSJA
I mori miliona përdorues WhatsApp, Signal pëson vështirësi

SHBA– Aplikacioni Signal ka marrë një vëmendje të madhe nga përdoruesit në të gjithë vendin pasi rivali i saj Whatsapp, ndryshoi politikën e tij të privatësisë.

Një numër i madh njerëzish kaluan te Signal nga Whatsapp me shpresën se do të kishin të mbrojtur informacionin e tyre. Mirëpo, aplikacioni Signal po përjeton vështirësi teknike. Kjo bëri që shumë përdorues të pyesnin pse aplikacioni Signal nuk punon si duhet. Disa përdorues, raportuan se mesazhet nuk shkonin në destinacion, si në aplikacionet në aparatet celulare ashtu edhe në aplikacionet në desktop, për disa orë.

Kompania ka parë një interes të shtuar që kur rivalja e saj WhatsApp prezantoi kushtet e reja të sigurisë, javën e kaluar. Në Twitter, Signal tha se ka shtuar servera me një ritëm rekord dhe se po punonte që të rikthehej shërbimi.

Miliona e miliona përdorues të rinj po dërgojnë një mesazh që tregon se privatësia ka rëndësi”, tha kompania në një postim.

Kompania i siguroi përdoruesit e saj se po punonin për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me të cilat po përballen përdoruesit e aplikacionit. Për shumicën e përdoruesve, aplikacioni filloi të punojë mirë pasi ata e ri-instaluan aplikacionin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota signal signal

Sondazh

Poll