Bota

Pak ditë para inagurimit të Biden/ Garda nis përgatitjet, mbyllen rrugët rreth Kapitolit, masa të rrepta në 50 shtetet ame

17 Janar 2021, 07:38 Nga DOSJA
Pak ditë para inagurimit të Biden/ Garda nis përgatitjet, mbyllen

SHBA-Mijëra e mijëra trupa ushtarake po përgatiten të vendosen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden që do të mbahet më 20 janar.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare nga të gjitha shtetet amerikane janë drejtuar nga Washingtoni, për të dekurajuar pjesëmarrësit e mundshëm të protestave sikurse ishte rasti i 6 janarit, kur përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku për pasojë humbën jetën 5 persona.

Tashmë, rrugë të shumta rreth Kapitolit janë mbyllur për trafikun, ndërsa zona kryesore e Shëtitores Kombëtare, e cila shtrihet nga Memoriali i Linkolnit në anën perëndimore të Kapitolit dhe ka qenë vendndodhja e disa prej protestave më të famshme të vendit, është e mbyllur për vizitorët.

FBI ka paralajmëruar se në kryeqytetet e 50 shteteve amerikane, mund të këtë edhe marshim të armatosur nga përkrahësit e Trumpit ndaj janë vendosur masa të rrepta. Garda Kombëtare, forca ushtarake rezervë e Shteteve të Bashkuara është mobilizuar në një sërë situatash brenda dhe jashtë vendit.

Ajo shpesh thirret për të ndihmuar në rastet e emergjencave të brendshme dhe është bërë kontribuesi kryesor në atë që disa zyrtarë po e përshkruajnë si përgjigjen më të fortë të sigurisë në historinë e kryeqytetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ceremonia e betimit te joe biden ceremonia e betimit te joe biden

Sondazh

Poll