Aktualitet

A kemi imunitetin kolektiv të tufës? Mjeku Genc Sulçebe: Jemi ende larg si në Tiranë dhe Shqipëri, duhen dhe disa muaj

16 Janar 2021, 17:54 Nga DOSJA
A kemi imunitetin kolektiv të tufës? Mjeku Genc Sulçebe: Jemi

TIRANË– Mjeku imunolog, Genc Sulçebe folur lidhur me imunitetin e tufës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Pas publikimit të studimit të Akademisë së Shkencave, në të cilin flitej për një imunitet thuajse 50% në Tiranë, mjeku bëri me dije se duhen edhe disa muaj për të fituar imunitetin e plotë.

“Shpesh ngatërrrohet komuniteti kolektiv dhe i tufës. Në studimin tonë, në një kampion të caktuar, pra u pa sa është përqindja. Përqindja në Tiranë, lëkundet nga 40-51%, ne na doli 48-49%. Kjo është për popullatën e Tiranës. Tirana ka gjysmën e rasteve të Shqipërisë. Jemi akoma larg imunitetit të tufës, pasi jemi 21-25%. Sot me zhvillimin e varianteve të rinj viralë, nuk është më ideja më parë që imuniteti kolektiv të shkojë në 60%. Po thuhet sot duhet të jetë mbi 70%. Jemi larg, qoftë në Tiranë dhe Shqipëri. Nuk po afrohemi, jemi ende larg. S’mund të parashikohet. Me këtë ritëm, është një llogaritje jo shumë e komplikuar. Nëse në fillim të korrikut ishim tek 7%, pas 6 muajshe shkojmë tek 40-45%. Sa na duhet në 70%. Duhen disa muaj,”-u shpreh mjeku. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll