Bota

Publikimi i listave për deputet në Kosovë/ Anëtari i IKD-së:Të gjitha partitë e mëdha politike kanë persona të akuzuar

16 Janar 2021, 21:06 Nga DOSJA
Publikimi i listave për deputet në Kosovë/ Anëtari i

KOSOVË-Ehat Miftaraj anëtar i  Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se në listat e publikuara të subjekteve politike pas afatit të fundit për dërgimin e tyre në KQZ, ka persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vepra penale.

Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se të gjitha partitë e mëdha politike, pa përjashtim, kanë pasur në lista persona të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale.

“Shume te akuzuar per vepra penale korruptive dhe vepra tjera penale ne listat e derguara nga partite politike. Te gjitha partite e medha politike pa dallim kane derguar ne KQZ kandidat te akuzuar per korrupsion dhe vepra tjera penale”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka ironizuar personat, për të cilat ai ka thënë se kanë të shkuar kriminale.

“Ne mengjes si i akuzuar ne gjykate, pasdite ne Kuvend tu miratu ligje. Shume shume keq! Degradim total”, përfundon ai.

Postimi i plotë: 

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ehat miftaraj zgjedhjet e parakoshme ne kosove ehat miftaraj zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll