Bota

Mashtroi një të moshuar duke i bërë vaksinë false, i mori 260 paund, i riu britanik ‘ka punë’ me Policinë

16 Janar 2021, 20:39 Nga DOSJA
Mashtroi një të moshuar duke i bërë vaksinë false, i

BRITANI E MADHE- David Chambers është prangosur nga Policia britanike pasi akuzohet se ka injektuar me vaksinë false anti-COVID një 92-vjeçare. Chambers akuzohet se i injektoi vaksinën gruas në Surbiton, Londër të mërkurën e 30 dhjetorit 2020, përpara se t’i merrte 160 paund dhe të khehej më pas në 4 janar 2021 për t’i marrë dhe 100 paund të tjera.

33-vjeçari akuzohet për dy akuza: mashtrim dhe rrahje, dhe dy shkelje të kufizimit të lëvizjes në kohë pandemie. Sipas mediave britanike, ai mohoi të gjitha akuzat në gjykatën e magjistraturës në Westminster më 15 janar, ndërsa ndaj tij u caktua masa e “arrestit me burg” deri në seancën e dytë, më 12 Shkurt.

Viktima u tha policëve se asaj iu dha një injeksion dhe më pas iu kërkua të dorëzonte 160 £, të cilat mashtruesi i tha asaj se më vonë do të rimbursohej nga NHS (kujdesi shëndetësor britanik).

Policia e Londrës tha se nuk dihej me çfarë i ishte injektuar gruaja, por ajo u kontrollua në spital nuk rezultoi të kishte efekte negative apo probleme me shëndetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina false ne britani vaksina false ne britani

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 19:23

GJERMANI– Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete. Një f...