Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Berat Buzhala: Kam respekt për Glaukun, më erdhi mirë që është pas Albin Kurtit

16 Janar 2021, 21:25 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Berat Buzhala: Kam respekt për Glaukun,

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ditën e sotme listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendin e tret në listë e zë kryetari i kuvendit  Glauk Konjufca. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe gazetari Berat Buzhala, i cili në një intervistë të dhënë sot në T7 ka thënë se i vjen mirë që në list pas Albin Kurtit qëndron ai.

“Kam respekt për Glaukun, më erdhi mirë që është pas Albin Kurtit,”-ka thënë ai.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala glauk konjufca zgjedhjet e parakoshme ne kosove berat buzhala glauk konjufca zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll