Bota

Adriana Matoshi heq dorë nga aktrimi? Futet në garë për deputete, ja për kë parti do të kandidojë aktorja

16 Janar 2021, 21:23 Nga DOSJA
Adriana Matoshi heq dorë nga aktrimi? Futet në garë për

PRISHTINË– Aktorja Adriana Matoshi do të garojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Lajmin se do t’i futet politikës, e ka bërë vetë me dije Matoshi, e cila ka zbuluar se është në listën e 110 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Me anë të një statusi në Facebook, ajo ka sqaruar edhe kuptimin e numrit të renditjes në listë. 

“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë. Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë,”– shkruan Adriana.

Lista e deputetëve është dorëzuar në KQZ, pasi vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adriana matoshi zgjedhjet e parakoheshme ne kosove adriana matoshi zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll