Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ Partitë publikojnë listën e kandidatëve për deputetë! 3 garojnë për kryeministër,

16 Janar 2021, 19:45 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ Partitë publikojnë

KOSOVË-Partitë politike në Kosovë, ditën e sotme kanë paraqitur në Komisionin Qendror të zgjedhjeve(KQZ) listat e plota të kandidatëve për deputetë. Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje kryeson Albin Kurti, më pas renditet Vjosa Osmani. Të dy kandidatët, kanë rënë dakord për të kandiduar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku Kurtin garon për kryeministër, ndërsa Osmani për presidente.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pari renditet Ramush Hardinaj, i cili synon postin e presidentit të vendit. Ndërsa, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye qëndron Avdullah Hoti, më pas Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Agim Veliu e Behgjet Pacolli.

Enver Hoxhaj, i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha e Bedri Hamza i prijnë listës së Partia Demokratike e Kosovës. Memli Krasniqi është i pesti në listë i pasur nga mbesa e Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi-Dragusha.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga  Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2021, 19:23

GJERMANI– Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete. Një f...