Bota

Kosovë/ AKK-ja publikon 10 kandidatët e parë në listën për deputet, në krye Ramush Hardinaj

16 Janar 2021, 19:09 Nga DOSJA
Kosovë/ AKK-ja publikon 10 kandidatët e parë në listën

KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dorëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në listë janë treguar vetëm 10 prej kandidatëve.

Në krye qëndron kryetari Ramush Haradinaj,i cili synon postin e presidentit. Ndërkohë dhjetëshen e parë e mbyll Haxhi Shala, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet.

Lista e plotë ende nuk është bërë publike, në dhjetëshen e parë të listës janë:

Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadriaja, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj,  Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lista e aak-se zgjedhjet e parakohshme në kosovë lista e aak-se zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll