Bota

16 Janar 2021, 19:23 Nga DOSJA

GJERMANI– Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete. Një foto, ku duhet një burrë i shtrirë në tokë dhe një polic me armë në dorë, është publikuar nga mediat e huaja por nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër. 

Personi i qëlluar nga Policia, që besohet të jetë i pastrehë, la një çantë tek vendi ku kontrollohet pasaporta dhe bërtiti ‘Allahu Akbar’ para se të arratisej me vrap.

Aeroporti i Frankfurtit shkroi në Twitter: Për shkak të një operacioni policor, terminali 1 dhe stacioni i trenit janë të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit. Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë. Si rezultat, mund të ketë vonesa, prandaj kontrolloni statusin e fluturimit paraprakisht në faqen e internetit të linjës ajrore. Do t’ju mbajmë të informuar sa më shpejt.

Ndërkohë që gjithë pasagjerët janë evakuuar nga aeroporti, nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të agresorit, ndërsa flitet edhe për një të prangosur të dytë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aeroporti i frankfurtit gjermani policia gjermani aeroporti i frankfurtit gjermani policia gjermani

Sondazh

Poll