‘Ku e shoh veten pas 2022-shit?’/ Meta flet për të ardhmen: Gjithmonë në Shqipëri, në shërbim të qytetarëve
16 Janar 2021, 17:25Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar planet e tij pas vitit 2022, kohë kur i mbaron mandati si kryetar shteti. Në emisionin “Kjo Javë”, Meta u shpreh se do të vazhdonte të qendronte në Shqipëri, por pa e caktuar drejtimin e tij në politikë.
PJESË NGA BISEDA:
Pyetje: Zoti Meta, Ju, keni deklaruar shpesh herë sidomos gjate muajt të hetimit parlamentar ndaj jush, se do të jeni President i Republikës së Shqipërisë deri më 24 korrik 2022. Po pas kësaj ku e shihni veten zoti President?
Presidenti Meta: Unë, veten e shikoj gjithmonë në Shqipëri. Në mes të shqiptarëve dhe në shërbim të tyre.
Pyetje: A keni vullnet për ta vijuar punën përsëri si Kryetar Shteti?
Presidenti Meta: Unë, punoj çdo ditë me vullnet maksimal në shërbim të qytetarëve.
Pyetje: Për të qenë përsëri si kryetar shtetit?
Presidenti Meta: Për të qenë një shqiptar i mirë në radhë të parë, dhe i përgjegjshëm.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me fushatën elektorale dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj notës së protestës së ambasadës franceze në Shqipëri, e cila lëshoi një mesazh kundër kryemini...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me notën e protestës nga ana e ambasadës franceze lidhur me kritikat që kryeministri...
RROGOZHINË -Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision h...
Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars ...
BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica njoftoi sot largimin nga partia dhe kalimin tek Partia Socialiste. Në një prononcim për...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një dëshmi të dhimbshme të një qytetari, i cili flet për gjendjen e rënduar ekonomike. Qytetari thotë s...