Politike

Largohet edhe ish-deputeti i Beratit/ Rehovica: LSI-ja është kthyer në klub që mbush televizorët me sharje, PS-ja, parti me

16 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA
Largohet edhe ish-deputeti i Beratit/ Rehovica: LSI-ja është kthyer

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica njoftoi sot largimin nga partia dhe kalimin tek Partia Socialiste. Në një prononcim për mediat lokale, Rehovica tha se vendimi erdhi për shkak të sjelljes së LSI-së. Ai thotë se LSI është kthyer në një klub në kryeqytet që mbush televizorët me sharje.


“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Gledion Rehovica.

Njësoj si Nasip Naço, edhe Rehovica e quajti LSI-në, një eksperiment politik, që ka mbaruar.

“Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.

Disa ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço njoftoi largimin nga LSI, ndërsa u zbulua edhe “joshja” që i bëri drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama. Pas tij janë larguar edhe ish-drejtori i Portit të Durrësit ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gledion rehovica largimet nga lsi nasip naço gledion rehovica largimet nga lsi nasip naço

Sondazh

Poll