Politike

Basha publikon dëshminë e dhimbshme, qytetari: Kam shitur dhe gjakun e turpit për t’u blerë bukë fëmijëve 

16 Janar 2021, 12:00 Nga DOSJA
Basha publikon dëshminë e dhimbshme, qytetari: Kam shitur dhe gjakun e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një dëshmi të dhimbshme të një qytetari, i cili flet për gjendjen e rënduar ekonomike. Qytetari thotë se ka ardhur në shtëpi dhe ka parë që fëmijët kanë qenë të paushqyer dhe ka shitur gjak me pagesë për t’ju blerë ushqime. “Kam shitur gjakun e trupit për fëmijët se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që nuk kishin për të ngrënë e as për të pirë, dhe u detyrova shita gjakun e trupit se nuk i shikoja dot. I madhi thoshte dua bukë, i vogli thoshte ham ham se nuk flet dot”,-dëgjohet qytetari teksa rrëfen historinë e tij. Ndërsa kryedemokrati shkruan krahas postimit se është koha për të larguar Edi Ramën nga qeverisja.


(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha qytetari shet gjakun edi rama lulzim basha qytetari shet gjakun

Sondazh

Poll