Politike

Ambasada franceze ‘notë proteste’ ndaj Ramës, reagon Basha: E turpshme që sulmon BE-në

16 Janar 2021, 16:12 Nga DOSJA
Ambasada franceze ‘notë proteste’ ndaj Ramës, reagon

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me notën e protestës nga ana e ambasadës franceze lidhur me kritikat që kryeministri Edi Rama lëshoi ndaj tyre në një intervistë televizive pak ditë më parë. Në reagimin e tij, Basha i cilësoi si të turpshme akuza e Ramës ndaj Bashkimit Europian, duke shtuar se ato nuk e mbulojnë dot dështimin e tij në krye të vendit.

E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë,”-shkruan Basha.

Në deklaratën e sotme zyrtare, Ambasada është ndalur tek fjala e kryeministrit në Open, i cili tha se BE u tregua egoiste dhe cinike, në shpërndarjen e vaksinave. Në një deklaratë urgjente për mediat, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro duke mohuar se kanë stok vaksinash.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada franceze lulzim basha ambasada franceze lulzim basha

Sondazh

Poll