Politike

E ka kthyer në ‘zakon’! Po u mësonte nxënësve si të bëjnë kosh, vetë e humbi, Rama: Është kollaj me dhënë mend,

16 Janar 2021, 17:14 Nga DOSJA
E ka kthyer në ‘zakon’! Po u mësonte nxënësve si

LAÇ– Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në shkollën nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, e cila është rikonstruktuar pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç edhe e ka zakon, Rama ka bërë një lojë basketball me nxënësit e shkollës në palestrën e re, duke i mësuar si të bëjnë kosh. Disa prej tyre kanë dështuar, duke e vënë drejtoreshën në siklet, e cila është justifikuar menjëherë se nxënësit nuk kanë pasur më parë palestër për t’u ushtruar.

Më pas Rama nuk e ka kursyer as ironinë, duke u shprehur se e ka të thjeshtë që t’i mësojë, por vetë është në gjendje të keqe sportive. 

“Të gjithë jeni të mirë? Mirë jepi topin kësaj që tha se është shumë e mirë. Hajde këtu, rri drejt! Hajde tjetri. Nuk është kollaj, tani unë që iu jap mend juve, shife shihe sa keq jam vetë. Se është kollaj me dhonë mend. E sheh që dhe unë nuk e bëj dot aq kollaj,”– tha Rama. 

Ky është një “ritual” që numri një i qeverisë e ndjek në çdo shkollë që inspekton, duke vënë në resht për një të gjithë nxënësit dhe u jep leksione sporti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne lac edi rama edi rama ne lac

Sondazh

Poll