Bota

16 Janar 2021, 15:04 Nga DOSJA

TURQI-Turqia do të përsërisë propozimin e tij për të krijuar një grup të përbashkët pune me SHBA-në për të diktuar mbi anën teknike të sistemeve të mbrojtjes ruse S-400 sapo presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën. Lajmë është konfirmuar nga ministri i jashtëm i vendit Mevlut Tsavousoglu, i cili ndër të tjera ka thënë se shpreson që marrëdhëniet midis dy vendeve do jenë më të mira, pas ardhjes së Joe Biden.

“Ne do të bëjmë përpjekje të sinqerta për të përmirësuar lidhjet tona. Ne presim të njëjtën qasje nga administrata e Biden, ” u citua Tsavousoglou të thoshte nga NTV.

Po ashtu, ditën e djeshme, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson që do të ndërmerren hapa pozitive në rolin e Turqisë në programin F-3, sapo Joe Biden të marrë detyrën.

S-400, një sistem rus i lëvizshëm kundër raketave, mendohet se paraqet rrezik për aleancën e NATO-s, si dhe për avionët F-35, platforma më e shtrenjtë amerikane e armëve. Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, Turqia pranoi baterinë e parë prej katër raketash në korrik 2019. Një javë më vonë, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i avionëve F-35.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mevlüt çavuşoğlu turqi turqi-shba mevlüt çavuşoğlu turqi turqi-shba

Sondazh

Poll