Insights

“Ëngjëjt e Amerikës” nudo dhe Teatri…

29 Prill 2019, 12:56 Nga DOSJA
“Ëngjëjt e Amerikës” nudo dhe Teatri…

…në të cilin shkova duke paragjykuar, sepse diku në postimet e rrjeteve sociale, lexova: “Kujdes, skenat përmbajnë nudo të papërshtatshme”.

Duket si përpjekje për të nxitur publikun të shkojë në Teatër dhe përdorimi i elementeve të tillë, “tundues”, “intimidues”, për të rritur numrin e shikuesve më nervozon, sepse një shfaqje e mirë nuk ka nevojë të shitet me këto metoda artificiale, kurse një shfaqje e keqe, s’duhet të shitet fare!

E vërteta është se mbrëmë pashë një shfaqje spektakolare, jo për puthjen e Laert Vasilit e të Donald Shehut, jo për prapanicën e Donaldit apo gjoksin e Ina Gjonçit, të “dalë në shesh” për disa sekonda; as për fjalorin (që nuk e di pse ende njerëzit e quajnë TË GUXIMSHËM)

Midis ëndrrash, hijesh e fantazmash, pashë nevojën për t’u mbrojtur, për të dashur, per t’u dashur e për të jetuar…

Imazh që të mbërthen, kostume dhe skenë që edhe pse ngjajnë me vëniet skenike në vende të tjera, gjen plot elemente autentike të “Ëngjëjve të Amerikës“ së Shqipërisë…koreografi, jo vetëmm artistike, por edhe funksionale, praktike…

Pastaj, muzika! Endri Sina, sa nevojë ka ky vend për të…

Ndonjëherë gjeja informacion më shumë se ç’duhet, mbivendosur midis batutash e lëvizjesh, por këto janë detaje kaq tëvogla dhe perceptime kaq personale, sa as ja vlen të “ngatërrohem”, midis tyre!

P.S. Shkoni të shihni “Ëngjëjt e Amerikës” dhe mos fëlliqni veten, duke qeshur, ndërsa dëgjoni fjalë të pista (kujtohuni sa qindra herë i thoni ju vete gjatë ditës)

Shkoni të shihni “Ëngjëjt e Amerikës” dhe mësoni të mos e rrihni gjoksin me: “unë..”, “Të më ndodhë mua…”, etj etj, se ndoshta as vetë nuk e dini ende se cilët jeni; ndoshta nuk e dini as kë keni për grua, burrë, motër, vëlla, prind, fëmijë…

Shkoni të shihni “Ëngjëjt e Amerikës” dhe mësoni TË PRANONI…. njeriun!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog kozeta kurti teatri kombetar kozeta kurti teatri kombetar

Sondazh

Poll

Insights 28 Prill 2019, 05:46

Fundi i keq i Sali Berishës

Me Sali Berishën kam vetëm një problem.Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.Jemi në një kohë kur dat...

Insights 27 Prill 2019, 14:24

Kush e ka plaçkitur Universitetin e Tiranës?

TIRANË- Kërkesë për transparencë që organet që e kanë detyrë t’a bëjnë!Përse kanë goditur, plackitur, grabitur, bërë fërtele, leckë rrëzuar përdhé kështjel...

Insights 27 Prill 2019, 13:36

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore?1.E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikënisjen për këtë s...

Insights 25 Prill 2019, 20:37

Arroganca e karriges

TIRANË- Cdo prokuror i pergjithshem ka momentet e tij te veshtira jo vetem per shkak te ngjarjeve e forta por edhe per shkak “te pickimeve”, qe shume aktor...