Bota

Shkencëtarët gjejnë mostra të Covi-19 në një akullore, mbyllet fabrika në Kinë, 1,662 punonjës izolohen

16 Janar 2021, 13:45 Nga DOSJA
Shkencëtarët gjejnë mostra të Covi-19 në një

KINË-Një fabrikë një Kinë është mbyllur, pasi është zbuluar se tre mostra të marra nga një akullore, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Autoritetet antiepidemike në Tianjin të Kinës veriore, po punojë për të zbuluar se kush ka qenë në kontakt me to, të cilat janë prodhuar nga firma Tianjin Daqiaodao Food Company.

Dr Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, ka thënë se ky është një rast unik dhe mund të ketë ardhur nga një person. Gjithashtu, sipas tij temperatura e ftohtë në të cilën ishte ruajtur akullorja dhe fakti që përmban yndyrë, mund të shpjegojë pse virusi kishte mbijetuar në mostrat e marra.

“Është e mundur që kjo ka ardhur nga një person, dhe pa ditur detajet, unë mendoj se ky është një rast unik. Shanset janë që ky të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht ka të bëjë me higjienën në fabrikë. Ne ndoshta nuk kemi nevojë për panik se çdo akullore papritmas do të ndotet me koronavirus,” tha ai.

Hetimet fillestare epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë, përfshirë qumësht pluhuri të importuar nga Zelanda e Re dhe hirrë pluhur të importuar nga Ukraina. Ndërkohë, që  1,662 punonjës janë karantinuar dhe iu janë nënshtruar testeve. Një total prej 935 kuti me akullore, nga 2 747 kuti që hynë në treg, ishin në Tianjin dhe vetëm 65 ishin shitur në tregje. Banorëve, iu është bërë thirrje se në rastë se kanë blerë produkte të raportojnë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota akulloret ne kine me covi-19 kine akulloret ne kine me covi-19 kine

Sondazh

Poll