Bota

Serbia merr një 1 milionë doza të vaksinës kineze, pritet të nis shpërndarja brenda javës

16 Janar 2021, 14:03 Nga DOSJA
Serbia merr një 1 milionë doza të vaksinës kineze, pritet

SERBI-Serbi është bëhet vendi i parë evropian që ka marrë vaksinën kineze kundër Coiv-19. Sipas mediave serbe, një aeroplan me një milionë doza të vaksinës  Sinopharm ka mbërritur ditën e sotme.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Che Bo për të pritur aeroplanin me vaksina. Vuçiç ka bërë një falënderim për presidentit e Kinës për dërgesat e vaksinës.

“Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.

Duke filluar nga gjysma e dytë e dhjetorit 2020 e deri më tani, rreth 20,000 njerëz janë vaksinuar në Serbi, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar, banorë të shtëpive për të moshuar dhe të sëmurë.

Shumica morën vaksinën Pfizez / Biontek, ndërsa të tjerë vaksinën ruse SputnikV. Ndërkohë, që Presidenti Vučić njoftoi se 250,000 vaksina të tjera do të mbërrinin në Serbi javën e ardhshme, ndërsa vaksinat AstraZeneca dhe Moderna priten në qershor.

Që prej fillimit të pandemisë Serbi janë shënuar  369,823 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,708 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sebi serbi merr vaksinen kineze sebi serbi merr vaksinen kineze

Sondazh

Poll