Bota

KOSOVË/ Sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë

16 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
KOSOVË/ Sot është afati i fundit që partitë politike

KOSOVË– Në Kosovë, dita e sotme,  është dhe afati i fundit i partive politike për të dorëzuar listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se deri më tani vetëm dhjetë subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ku krahas tyre kanë dorëzuar dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Mediat vendase, bëjnë me dije se KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërkohë, mësohet se  listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në pesë institucione tjera përveç KGjK-së, në Ministri të Punëve të Brendshme, në Ministri të Punëve të Jashtme, në Ministri të Mbrojtjes, në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve deri më 18 janar, ndërsa përgjigja do të kthehet më 20 janar. Sakaq, mësohet se më 3 shkurt do të nisë fushata zgjedhore per partitë politike.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoshme ne kosove zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 21:47

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

BOTË- Më shumë se dy milion njerëz kanë humbur jetën tani nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, si...