Bota

Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së

16 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të

GJERMANI– 59-vjeçari, Armin Laschet është zgjedhur kryetari i ri i partisë së CDU-së, e cila deri më tani drejtohej nga kancerlarja Angela Merkel.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në një deklaratë për mediat, pasi ka marrë postin e rëndësishëm Laschet, është shprehur se CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira.

“CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundmi.

Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, është  një nga njerëzit më të afërt të kancelares, dhe shihet si vazhdues i politikës së Merkelit. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.

Lascheti shihej si kandidat integrues, që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armin laschet armin laschet

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 21:47

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

BOTË- Më shumë se dy milion njerëz kanë humbur jetën tani nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, si...