Bota

Rritja e rasteve/ Italia zgjat dhe shtrëngon masat ndaj pandemisë COVID-19. Rregullat që duhet të zbatojnë qytetarët deri

16 Janar 2021, 06:51 Nga DOSJA
Rritja e rasteve/ Italia zgjat dhe shtrëngon masat ndaj pandemisë

ITALI- Për shkak të rasteve të reja me Covid-19 që janë regjistruar ditët e fundit Italia ka zgjatur një sërë kufizimesh antiCOVID-19, përfshirë rregullat për maskat dhe shtetrrethimin gjatë natës. Mediat italiane, bëjnë me dije se ky vendim është marrë nga Kryeministri i vendit kryeministri Giuseppe Conte, dhe masat parandaluese do të zgjasin deri më 15 shkurt të këtij viti.

Udhëtimi midis rajoneve ose provincave autonome vazhdon të jetë i ndaluar, përveçse për arsye thelbësore. Zonat e skive, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 shkurt.

Ndërkohë mësohet se, një pjesë e mirë e studentëve të klasave të larta do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë nga e hëna, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të mësojë në distancë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bllokime të reja mund të vendosen në Lombardi, Siçili dhe rajonin autonom të Bolzanos, nga e diela, me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, i vendosur për të nënshkruar një dekret dje.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë regjistruar 2,352,423 raste të reja me koronavirus, sakaq kanë humbur jetën 81, 325 persona.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirui ne itali koronavirui ne itali

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 21:47

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

BOTË- Më shumë se dy milion njerëz kanë humbur jetën tani nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, si...