Politike

“Demokratët e thjeshtë sot ndihen të fyer…”/ Taulant Balla i bindur: PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 pri

16 Janar 2021, 07:19 Nga DOSJA
“Demokratët e thjeshtë sot ndihen të fyer…”/

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur i bindur se Partia Socialiste në zgjedhejt e 25 prillit do të marrë 74 mandate.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në Balla ka sulmuar dhe Partinë Demokratike, duke thënë se demokratët se demokratët e thjeshtë ndihen të fyer, pasi vota e tyre po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.

“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin. Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demorkatike. Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyntë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll