Politike

PARA-FUSHATA 2021/ Rama dhe Basha drejt zgjedhjes së sloganeve, kryeministri kërkon ‘punë&jogjumë’, ndërsa kryedem

15 Janar 2021, 16:19 Nga DOSJA

TIRANË– Për më pak se katër muaj, shqiptarët do të duhet të zgjedhin për qeverinë e re, e cila do t’i drejtojë për katët vitet e ardhshme. Ndërsa kanë nisur ndarjet e para lidhur me zonat e kandidimit, ende partitë kryesore në vend nuk i kanë bërë publike sloganet e tyre me të cilat do të “godasin” shqiptarët për t’u marrë votën.

Megjithatë diçka e kanë lënë të kuptohet. Numri një i Partisë Demokratike, në çdo postim kundër qeverisë, ku premton ndryshim nëse shqiptarët i besojnë votën, e shoqëron me një togfjalësh që e përsërit kudo.

“Është koha për ndryshim,”-shkruan Basha duke lënë të kuptohet nga shpeshtësia se ky do të jetë slogani i opozitës për 25 prillin. Me këtë kryedemokrati premton se gjithçka që sipas tij nuk është bërë mirë gjatë 8 viteve të qeverisë Rama do të ndryshojë me ardhjen e tij në krye të vendit. Por ky slogan është përdorur edhe më parë nga demokratët, në zgjedhjet e vitit 2005 nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mesa duket Basha është frymëzuar nga republikani Donald Trump, i cili për slogan zgjodhi atë të paraardhësit e tij të hershëm, presidentit të 40-të të SHBA-ve, Roland Reagan. “Make Amerika great again,”-u përdor për dy fushata, 40 vite të ndarë.  Për Trumpin funksionoi, pasi mori një mandat, por nuk dihet nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Bashën. Të jetë vallë ky slogan, ‘nuska’ e tij e fatit?

 

Por edhe kryeministri Edi Rama nuk ka mbetur pas… Sa herë që në ERTV apo dhe në postimet që bën në faqen e tij të Facebook, ku “mburret” me arritjet e qeverisë, shkruan: Punë, jo gjumë!

 

Në asnjë prej postimeve të Ramës, por edhe të socialistëve të tjerë nuk mungon ky slogan duke lënë të kuptohet se është ai që do të përdoret në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Më të, Rama ironizon kundërshtarin politik Lulzim Basha, me të cilin do të përballet për të marrë një mandat të tretë.

Megjithatë lajmi bazohet me një vëshgim të Dosja.al, pasi deri më tani asnjë prej partive nuk ka dalë zyrtarisht dhe të konfirmojë një lajm të tillë. Cili mendoni se “godet” më shumë…?

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll