Politike

Pronat në jug/ Artan Lame: Unë dhe qeveria meritojmë një medalje, bëmë një hartë se s’ka pasur

15 Janar 2021, 20:55 Nga DOSJA
Pronat në jug/ Artan Lame: Unë dhe qeveria meritojmë një

TIRANË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritaëve grek në jug të vendit. I vënë përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u shpreh se harta ende nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë shtoi se ai dhe qeveria Rama meritojnë një medalje për të.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Lame ka shtuar se në 30 vite qeverisje zona nuk është mbuluar si duhet.

“Hartën po e bëjmë ne, kur të mbarojë do afishohet dhe secili ka të drejtën të ankohet për 45 ditë për problematikën e tij. Deri atë ditë, harta nuk mund të publikohet. E di unë kujt ia kam dhënë atë hartë. Ajo që më çudit mua është sa të lehtë e kanë të thonë gjëra të pavërteta dhe të mos e vrasin mendjen se po i fus njerëzit në qorrsokak. Meritoj unë dhe qeveria shqiptare një medalje se të paktën bëmë një hartë, nuk ka pasur. Deri më sot, tragjedia e bregdetit nuk dukej se nuk kishte asnjë lloj harte,”- u shpreh Artan Lame.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan lame pronat ne bregdet artan lame pronat ne bregdet

Sondazh

Poll