Edi Rama po emëron deputetin e PS Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar/ PD: E papranueshme dhe e dëmshme pë
15 Janar 2021, 16:08Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pasi është përfolur se deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli do të vendoset në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar.
Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë që ka bërë për mediat, ka thënë disa kohë më parë në statusin e KOSH nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit.
Ndër të tjera, Vokshi shton se përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Të dashur qytetarë!
Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush. Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje. Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra. Qindra e mijëra janë të paounë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar. Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete. Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli. Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit. Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”. Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli. Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror. Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm. Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, në 29-vjetorin e FRESSH-it, iu bëri thirrje të rinjve të maksimizojnë ambicien, p...
TIRANË- Presidenti Ilir Mta ditën e sotme i ka nisur një letër, Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në lidhje me projektin Vlorë- Orikum.Në l...
TIRANË– Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.Në një postim që ka bërë në rrjetet...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.Në një posti...
TIRANË– Erion Isufi, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha ka paditur për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arsyeja ...
TIRANË– Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të blerë n...
TIRANË– Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që do garojë në zgjedhje me partinë e saj ka denoncuar sërish fenomenin e “Dushkut” në zgjedhjet parlamen...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Pasi ky i fundit në një reagim ironik për përmbytjet tha se Opozita po kër...
TIRANË-“Nisma Thurje” është regjistruar ditën e sotme në gjykatë si subjekt politik. Deputetja Rudina Hajdari prezantoi nismën “Thurje” më 28 nëntor të vit...