Veliaj ironizon Kryemadhin: Sfida e FRESSH, të injektojë sa më shumë ambicie, refuzoni ata të filxhanit të kafesë
15 Janar 2021, 15:57Nga DOSJA
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, në 29-vjetorin e FRESSH-it, iu bëri thirrje të rinjve të maksimizojnë ambicien, pasi kjo forcë politike iu jep të gjithëve një shans dhe mundësi për të ecur përpara. Duke ironizuar drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, në takimet e të cilës të rinjtë shprehen se shqetësimi që ata kanë është se nuk pijnë dot një kafe më shumë në ditë, Veliaj tha se PS sot ka në focus nismat, ndryshimet dhe vendimet e rëndësishme për qytetin.
“Po dëgjoja dje anëtarët e forumit tjetër që i thoshte Monika Kryemadhit: “Dikur pinim nga dy kafe në ditë, kurse tani vetëm 1 kafe”. Kjo tregon se aq e kanë ambicien. Ambicia jonë është shumë më e madhe se aq dhe sfida e forumit tonë është si të injektojë më shumë ambicie tek të rinjtë,” tha Veliaj, duke shtuar se ndihet entuziast për faktin që në PS janë afruar mjaft të rinj, edhe nga forumet e tjera.
Kreu i Bashkisë theksoi se Tirana si Kryeqytet Europian i Rinisë është një ambicie reale e përmbushur në vitin 2022. “Ambicia jonë është të jemi një qytet evropian. Është fat i madh që vitin tjetër do të jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Kjo është ambicie, si të bëjmë që Tirana të njihet nga të gjithë të rinjtë europianë. Kjo vjen edhe me përgjegjësi, se kur je kartolina e të gjithë Shqipërisë duhet të tregojmë më të mirën tonë, jo vetëm si mikpritës për mijëra të rinj që do të vijnë, por edhe për të treguar se ne jemi njerëz me ambicie,” u shpreh Veliaj.
Një tjetër ambicie është shndërrimi i Piramidës në qendrën e teknologjisë digjitale. “Duam ta kthejmë Piramidën nga muzeu i diktatorit, në qendrën digjitale më të madhe të Ballkanit. Kjo është ambicie! Kjo të vendos në hartë si një kryeqytet i rinisë dhe si një kryeqytet që të çon drejt teknologjive të reja,” deklaroi Veliaj.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Mta ditën e sotme i ka nisur një letër, Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në lidhje me projektin Vlorë- Orikum.Në l...
TIRANË– Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.Në një postim që ka bërë në rrjetet...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.Në një posti...
TIRANË– Erion Isufi, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha ka paditur për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arsyeja ...
TIRANË– Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të blerë n...
TIRANË– Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që do garojë në zgjedhje me partinë e saj ka denoncuar sërish fenomenin e “Dushkut” në zgjedhjet parlamen...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Pasi ky i fundit në një reagim ironik për përmbytjet tha se Opozita po kër...
TIRANË-“Nisma Thurje” është regjistruar ditën e sotme në gjykatë si subjekt politik. Deputetja Rudina Hajdari prezantoi nismën “Thurje” më 28 nëntor të vit...
KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka kryer nderime ditën e sotme te memoriale i viktimave të Reçakut. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se kjo masa...