Bota

Shtypet për vdekje nga një traktor, ish-konkurrentja për Miss në Francë (FOTO)

1 Maj 2019, 07:04 Nga DOSJA
Shtypet për vdekje nga një traktor, ish-konkurrentja për Miss

FRANCË– Vdekja e Morgane Rolland në një moshë kaq të re, është një lajm tragjik për të gjithë Francën, pasi 22-vjeçarja ishte një nga ish-konkurrentet për Miss në Francë. Ajo ishte e dyta në radhë për Miss Loire dhe Miss Pays Stephanois në vitin 2017.

Morgane Rolland vdiq të premten, me 26 prill 2019 në kushte dramatike. Autoritetet raportuan se një 22-vjeçare që po udhëtonte buzë rruge me biçikletë u përplas nga një traktor që mbante trungje te pemëve, duke përfunduar nën rrotat e mjetit.

Sipas njoftimeve, Morgane hipi një biçikletë me një mik në një rrugë fshati. Por ndryshimi i tij i menjëhershëm i trajektores ka shkaktuar përplasjen me një automjet bujqësor dhe një makinë. E gjithë ngjarja ishte një fatkeqësi. Edhe pse zjarrëfikësit mbërritën në kohë, nuk arritën ta shpëtonin 22-vjeçaren, pasi ajo pësoi arrest kardiak.

Në spital ndodhen shoferi i traktorit, shoferi i makinës dhe çiklisti i dytë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Marrë dhe përshtatur nga: Le Figaro

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota miss në francë morgane rolland shtypet nga traktori miss në francë morgane rolland shtypet nga traktori

Sondazh

Poll