Bota

Pilotja shqiptare në Dubai:  Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri

15 Janar 2021, 16:08 Nga DOSJA
Pilotja shqiptare në Dubai:  Ëndrra ime më e madhe

DUBAI: Historitë e suksesit të të rinjve shqiptarë jashtë kufijvë nuk kanë të ndalur!

Xhesina Xhika, është një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. Në një lidhje “Skype” në “Shqipëria Live” , 25-vjeçarja ka treguar se punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj kohe i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.

“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm. Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.

Ajo ka treguar se ëndrra e saj më e madhe është hapja e një shkolle aviacioni në Shqipëri.

“Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dubai xhesina xhika dubai xhesina xhika

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 14:33

Pfizer kufizon dërgesat e vaksinave në Evropë

EVROPË-Kompania Pfizer  përkohësisht do të kufizojë dërgesat e vaksinave në Evropë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizi...

Bota 15 Janar 2021, 14:29

KOSOVË-Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka nënshkruar ditën e sotme tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë ...